image Ekskluzive | Kontesti për tokën përfundon me ndërhyrjen e Policisë në Gjakovë, 76-vjeçarit i gjendet pistoletë me fishekë

Ekskluzive

Ekskluzive | Kontesti për tokën përfundon me ndërhyrjen e Policisë në Gjakovë, 76-vjeçarit i gjendet pistoletë me fishekë

news image

Një mosmarrëveshje për pronën në fshatin Moglicë të Gjakovës ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, ndërsa gjatë kontrollit ndaj njërit prej të përfshirëve është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur paraditen e 11 korrikut, rreth orës 09:00, pasi Policia u njoftua për një konflikt që lidhej me një kontest pronësor.

Sipas informacioneve, ankuesi ka pretenduar se Pren Allakaj, 76 vjeçar kishte hyrë me makinerinë e tij të punës në një parcelë, për të cilën ai pohon se është pronar i ligjshëm dhe posedon dokumentacionin përkatës. Në anën tjetër, i dyshuari ka mohuar akuzat, duke deklaruar se toka ku po punonte është pronë e tij.

Gjatë kontrollit për siguri, zyrtarët policorë kanë gjetur në posedim të të dyshuarit një pistoletë, një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilat janë sekuestruar.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, në konsultim me Prokurorin kujdestar, ndaj 76-vjeçarit është iniciuar procedurë për veprat penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/