image Ekskluzive: Këta janë dy policët që u grushtuan me kolegun

Drejtësi

Ekskluzive: Këta janë dy policët që u grushtuan me kolegun

news image

Fehmi Shahini dhe Lumbardh Pestisha janë dy policët e Njësisë Speciale Intervenuese të Kosovës “NJSI” që u përleshën me kolegun e tyre, Bashkim Ahmetin. Dyshohet se sulmi fizik ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Rrahja ndodhi mëngjesin e sotëm, konkretisht në orën 10:30, në rrugën “Mehmet Visoka”, në Prishtinë.

Gazeta Sinjali sjell fotografitë e dy policëve të Njësisë Speciale të cilët përveç që rrahën kolegun ia thyen edhe xhamin e veturës.

Lumbardh Pestisha
Lumbardh Pestisha

Fehmi Shahini

Tre policët janë marrë në pyetje nga zyrtarët hetues të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Nuk dihet ende nëse policët e përfshirë në përleshje do të dërgohen në mbajtje apo ndaj tyre do të merren masa të tjera./Sinjali/