image Ekskluzive: Kërcënimi që alarmoi Policinë për sulmin ndaj spitaleve dhe personi që dyshohet se e dërgoi atë

Ekskluzive

Ekskluzive: Kërcënimi që alarmoi Policinë për sulmin ndaj spitaleve dhe personi që dyshohet se e dërgoi atë

news image

Gazeta Sinjali në mëngjesin e 6 prillit raportoi se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ishte duke siguruar rreptë oborrin e QKUK-së, pas një kërcënimi për sulm që ishtë paralajmëruar. Përpos Prishtinës, masa të rrepta u zbatuan edhe në spitalet e tjera të vendit.

Por cili është kërcënimi që alarmoi Policinë e Kosovës?

Gazeta Sinjali mëson se Ajan Kongjeli është personi që po kërkohet nën dyshimin se dërgoi email duke kërcënuar se do t’i sulmojë disa spitale në vend.

Sinjali po ashtu ka siguruar emailin ku ai kishte paralajmëruar se “do të ther sa më shumë njerëz” në spitalet ku do të shkonte.

“Përshëndetje emri im Ajan Kongjeli & Unë jetoj në Prishtinë Kosovë. Këtë të martë ose nesër në 1PM EST unë do të hyj në spitalet e mia lokale me një thikë dhe do të ther sa më shumë njerëz që mund të spitalet ku do të shkoj janë Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Spitali i Mijëvjeçarit, EUROMED, Ndërkombëtare Spitali, Spitali Amerikn, Sante Plus Spitali i Përgjithshëm i Kosovës, Ars Medica, Qendra laserike e Syrit “KUBATI”, Spitali Rajonal i Mitrovicës dhe Spitali i përgjithshëm. Askush nuk mund të më ndalojë!”

Më 6 prill Policia e Kosovës njoftoi se pas marrjes së informacionit për kërcënim, me kohë janë ndërmarrë masat parandaluese dhe të sigurisë.

/GazetaSinjali/