image Ekskluzive | I mori fëmijët dhe u largua në Francë pa pëlqimin e ish bashkëshortit, nis hetimi ndaj 30-vjeçares nga Malisheva

Ekskluzive

Ekskluzive | I mori fëmijët dhe u largua në Francë pa pëlqimin e ish bashkëshortit, nis hetimi ndaj 30-vjeçares nga Malisheva

news image

Një rast i dyshuar i marrjes së kundërligjshme të fëmijëve është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, pasi një 35-vjeçar nga Malisheva ka denoncuar ish-bashkëshorten e tij se është larguar me fëmijët në Francë pa pëlqimin e tij, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se e dyshuara është Mimoza Metaj, 30 vjeçare, ndërsa ankues është ish-bashkëshorti i saj, H. I.. 36 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, çifti ndodhet në proces të ndarjes, ndërsa ankuesi ka deklaruar para Policisë se ish-bashkëshortja kishte marrë fëmijët e tyre dhe ishte larguar drejt Francës pa autorizimin e tij.

Ai ka pohuar se, që nga largimi i tyre, nuk ka pasur asnjë kontakt me fëmijët, për çka ka kërkuar ndërhyrjen e organeve kompetente.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

Hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/