Një vjedhje e pazakontë dhe me dëm të jashtëzakonshëm është raportuar në Pejë, ku një 25-vjeçare dyshon se i janë vjedhur 94 mijë franga zvicerane nga bagazhi i saj, ndërsa valixhja ndodhej brenda banesës së prindërve, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është L. Sh, rreth 27-vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit, ajo kishte ardhur nga Zvicra më 12 korrik, duke sjellë me vete një valixhe në të cilën ndodheshin 94 mijë franga zvicerane.
Dy ditë më vonë, kur ka hapur bagazhin, ka vërejtur se dryni ishte thyer, ndërsa të gjitha paratë mungonin.
Ajo ua ka raportuar menjëherë rastin autoriteteve, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit dhe njësinë e kriminalistikës.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se nuk janë konstatuar shenja të thyerjes në banesë, por vetëm në valixhe. Sipas informatave, në banesë jetojnë edhe familjarët e viktimës.
Në vendin e ngjarjes janë mbledhur prova materiale, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vjedhjeje.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!