image Ekskluzive | E ndaloi Policia në rrugë, 25-vjeçari rezulton me urdhërarrest aktiv dhe përfundon në mbajtje

Sinjalizime

Ekskluzive | E ndaloi Policia në rrugë, 25-vjeçari rezulton me urdhërarrest aktiv dhe përfundon në mbajtje

news image

Një i ri ka përfunduar në prangat e Policisë në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, pasi gjatë verifikimit ka rezultuar person i kërkuar nga drejtësia, mëson Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se Denis Maqastena është ndaluar nga njësia policore në rrugën “Fahri Fazliu”, gjatë patrullimit rutinë në kryeqytet.

Pas verifikimit në sistemin policor, zyrtarët kanë konstatuar se ndaj tij ishte aktive një urdhëresë arresti e lëshuar nga gjykata.

I dyshuari fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor “Veriu”, ndërsa më pas, pas konsultimit me gjyqtarin e çështjes, është urdhëruar dërgimi i tij në mbajtje.

Sipas procedurave, ai pritet të paraqitet gjatë ditës në Gjykatë, ndërsa aktualisht ndodhet në Qendrën e Mbajtjes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/