Nga mega-aksioni i Policisë së Kosovës deri më tani janë prangosur 10 zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe 12 qytetarë, raporton Gazeta Sinjali.
“Numri i të arrestuarve deri më tani është 22, nga kjo shifër 10 janë zyrtarë policorë dhe 12 qytetarë”, thanë burime të besueshme të Gazetës Sinjali.
Në mega-aksionin e Policisë së Kosovës janë angazhuar rreth 500 policë për të goditur ‘kokën e krimit’ që për shumë kohë zhvilloi veprimtari ilegale në Karaçevë të Kamenicës.
Përveç Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj si dhe zv/drejtori Afrim Ahmeti. Aty është parë edhe kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati dhe zyrtarë të tjerë. /Gazeta Sinjali/