image Ekskluzive: Përfundojnë në pranga të IPK-së policët që torturuan e poshtëruan qytetarët duarlidhur brenda stacionit policor në Prizren

Ekskluzive

Ekskluzive: Përfundojnë në pranga të IPK-së policët që torturuan e poshtëruan qytetarët duarlidhur brenda stacionit policor në Prizren

news image

Pas dëshmive të publikuara ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali, se si u torturuan dhe u poshtëruan disa qytetarë në Prizren nga Njësia Speciale, janë arrestuar katër zyrtarët policorë të dyshuar, rreshteri Sami Hoti dhe policët Valon Krasniqi, Frasher Kroni, Ardian Krasniqi e Albert Perzhaku.

Të njëjtit u suspenduan mbrëmë pas raportimit të Sinjalit, ndërsa sot në orët e mëngjesit është dhënë urdhri për intervistimin e tyre. Pas intervistimit, burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se prokurori ka dhënë urdhër që pesë zyrtarët policorë të dërgohen në ndalim policor prej 48 orësh.

Në materialet e publikuara më 25 qershor nga Sinjali pasqyrohet dhuna e ushtruar nga rreshteri Sami Hoti dhe kolegët e tij, derisa katër personat e prangosur transferoheshin me furgonin e Njësisë Speciale për në stacionin policor në Prizren. Hoti me kolegët e tij përveç që treguan muskujt ndaj qytetarëve duarlidhur, ata pareshtur i fyen e i poshtëruan, duke iu kërkuar edhe që të rriheshin “fer”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/