image Bëhen 'llom' dy nxënës në një shkollë fillore në Prizren, përdoren edhe mjete të ftohta

Siguri

Bëhen ‘llom’ dy nxënës në një shkollë fillore në Prizren, përdoren edhe mjete të ftohta

news image

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot paradite në njërën nga shkollat fillore të komunës së Prizrenit, ku si pasojë e përleshjes një nxënës ka mbetur i therur me thikë.

Siç mëson Sinjali nga burimet e veta në këtë përleshje janë përfshirë dy nxënës nën moshën 14-vjeçare.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi duke bërë me dije se njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Për shkak se fëmijët janë nën moshën 14 vjec nuk kanë përgjegjësi penale, andaj rasti do të përfundoj vetëm me një raport informues për prokurorin’, tha tutje Bytyqi.

/GazetaSinjali/