image Prizren: Një burrë i moshuar gjendet pa shenja jete në rrugë

Siguri

Prizren: Një burrë i moshuar gjendet pa shenja jete në rrugë

news image

Foto ilustruese


Mëngjesin e sotëm një burrë është gjetur i vdekur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren. Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës të cilët fillimisht kanë pranuar informata se i njëjti ka mbetur i shtrirë në trotuar, raporton Gazeta Sinjali.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe nga aty është kuptuar se i njëjti tanimë ishte pa shenja jete.

Viktima është 69-vjeçari, R.G nga Prizreni i lindur në fshatin Muhlan të Suharekës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

/GazetaSinjali/