image Ekskluzive | Armë dhe dhjetëra fishekë në sirtarin e argjendarisë në Prizren, Policia bastis lokalin “Nushi”

Sinjalizime

Ekskluzive | Armë dhe dhjetëra fishekë në sirtarin e argjendarisë në Prizren, Policia bastis lokalin “Nushi”

news image

Një armë zjarri dhe municion janë sekuestruar gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe Doganës së Kosovës në një argjendari në qendër të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 20 maj 2026 rreth orës 10:20 në rrugën “Adem Jashari”, ku hetuesit e krimeve ekonomike dhe njësitet doganore po realizonin urdhër kontrolli në argjendarinë “Nushi”.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në lokal është gjetur një pistoletë e tipit “Smith & Wesson Springfield”, dy karikatorë dhe 28 fishekë, të cilat dyshohet se mbaheshin në mënyrë të kundërligjshme në një sirtar të dyqanit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve dhe forenzika, të cilat kanë sekuestruar armën dhe municionin në cilësinë e provave materiale.

Lidhur me rastin është intervistuar pronari i argjendarisë, Arben Nushi, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/