image Edon Zhegrova shënon në derbin e shqiptarëve

Futboll

Edon Zhegrova shënon në derbin e shqiptarëve

news image

Basel është duke u përballur me Zurichun në kuadër të javës së 35-të në Superligën e Zvicrës, shkruan Sinjali Sport.

Baseli është duke e mposhtur Zurichun me rezultat 3-0, ku është duke u zhvilluar minuta e 70-të.

Raoul Petretta shënoi golin e parë për vendasit, për të dytin u përkujdes reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ndërsa golin e tretë e realizoi një tjetër shqiptar, Pajtim Kasami.

Kjo përballje ndryshe mund të quhet edhe derbi i futbollistëve shqiptar, pasi që për Baselin nga fillimi po luajnë  Edon Zhegrova, Amir Abrashi, Pajtim Kasami dhe në bankën rezervë është i riu Albian Hajdari.

Në anën tjetër për Zurichun titullar janë Fidan Aliti, Benjamin Kololli, Blerim Xhemajli, Tomi Domgjoni dhe Lindrit Kamberi. /Gazeta Sinjali Sporti/