Jo vetëm qytetarët po shkelin rregullat e trafikut dhe po gjobiten nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Edhe organet e rendit dhe sigurisë, të cilët janë të thirrur për të monitoruar respektimin e këtyre rregullave, po dalin të jenë shkelësit e tyre.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilën shihet një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës, e cila tejkalon në vijë të plotë, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.
Sipas tij, ky rast ka ndodhur të mërkurën e kësaj jave, në magjistralen Gjakovë – Prishtinë./Gazeta Sinjali/