image Edhe sonte Vushtrria shënon vetëm një rast poztiv me COVID-19, shërohen 29 të tjerë

Shëndetësi

Edhe sonte Vushtrria shënon vetëm një rast poztiv me COVID-19, shërohen 29 të tjerë

news image

Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 69 raste pozitive me koronavirus, duke e çuar në 2 mijë e 432 numrin e përgjithshëm të të prekurve, shkruan Gazeta Sinjali.

Komuna e Vushtrrisë, e cila është e dyta për nga numri i të prekurve me COVID-19, sonte ka shënuar vetëm një rast pozitiv me koronavirus, ndërsa janë shëruar 29 të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.

“29 qytetarë të Vushtrrisë të shëruar dhe vetëm 1 rast pozitiv sonte në Vushtrri. Pas vështirësisë vjen lehtësimi. Ju lutem të dashur qytetarë, na ndihmoni që bashkë të ja dalim me pandeminë Covid 19. Mbajeni maskën në vende publike ku nuk mund të mbajet distancë, mbajeni distancën dhe higjenën, ruajeni vehtën, të afërmit gjyshërit dhe gjyshet e qytetin tonë”, ka shkruar Tahiri./Gazeta Sinjali/

29 qytetarë të Vushtrrisë të shëruar dhe vetëm 1 rast pozitiv sonte në Vushtrri. Pas vështirësisë vjen lehtësimi. Ju…

Posted by Xhafer Tahiri on Thursday, June 25, 2020