image Edhe pse 61 vjeç, Madonna shfaq trupin perfekt me të brendshme (Foto)

Showbiz/ Edhe pse 61 vjeç, Madonna shfaq trupin perfekt me të brendshme (Foto)

news image

Këngëtarja e famshme Madonna, 61 vjeç, ka zbuluar së fundmi se po kalon një trajtim rigjenerues nga dhimbjet e tmerrshme që po ndjente pas një operacionit që kishte bërë në gju.

Mbretëresha 61-vjeçare e Pop-it e bëri njoftimin të martën përmes rrjeteve të saj sociale me dy foto, ku pozon vetëm me të brendshme.

“Më në fund do të marr trajtimin tim rigjenerues për gjurin që po më mundon. Unë do të kërceja lart e poshtë nëse do të mundesha pas 8 muajsh dhimbjeje! Më uroni fat!”, ka shkruar Madonna.

Mjekësia rigjeneruese është procesi i zëvendësimit ose “rigjenerimit” të qelizave, indeve ose organeve njerëzore të njeriut për të rivendosur ose vendosur një funksion normal.

Përveç operacionit të saj në gju që i ndërpreu koncertin X world Tour, ajo pohoi javën e kaluar se ishte infektuar nga koronavirusi gjatë turneut dhe e quajti atë si një grip shumë të keq.