image Edhe përkundër dëmtimeve, shërbimet e komunikimit e internetit të Policisë në Veri janë funksionale

Siguri

Edhe përkundër dëmtimeve, shërbimet e komunikimit e internetit të Policisë në Veri janë funksionale

news image

Kabllot optike në Zubin Potok janë dëmtuar ditë më parë e vjedhur nga persona të panjohur, për të ndërprerë funksionimin e shërbimeve të komunikimit e internetit të Policisë në Veri.

Por edhe përkundër dëmtimit të kabllove optike, vazhdon funksionimi i shërbimeve, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, tha për Gazetën Sinjali, se ditë më parë ishte dëmtuar kablloja optike në Zubin Potok.

Më tej ai theksoi se Policia e Kosovës është duke kryer hetime lidhur me këtë.

“Mirëpo funksionimi i shërbimeve të komunikimit përfshirë rrjeti i internetit janë duke funksionuar”, tha Kelani.

Të rikujtojmë se edhe operatori i telefonisë mobile në Kosovë Telekomi i Kosovës për vite me radhë nuk kishte arritur të shtrijnë operimet dhe shërbimet në pjesën veriore të Kosovës, kryesisht në zonat e banuara me shumicë serbe, për shkak të mungesës së sigurisë.

Derisa jo rrallë herë antenat e pakta të cilat ishin vendosur atje ishin cak i sulmeve nga serbët, ku këputeshin kabllot dhe liheshin jashtë funksionit.

Derisa më pas ato janë vendosur në zonat e banuara me shqiptarë dhe janë vendosur sisteme tjera.

/GazetaSinjali/