Në mesditën e sotme ka ndodhur edhe një ngjarje e rëndë në qytetin e Deçanit, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 13:40 minuta, është pranuar një informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, se një person ka arritur pa shenja jete”, ka deklaruar ai.
Rugova ka bërë të ditur se njësitë relevante dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Rasti është duke u hetuar”, shtoi ai.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Deçan ka ndodhur edhe një rast tjetër i rëndë, ku një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e djegur. /GazetaSinjali/