image Edhe një lokal tjetër në Prishtinë nuk i përfillë masat e qeverisë, ndërhyn inspektorati

Kosovë

Masa/ Edhe një lokal tjetër në Prishtinë nuk i përfillë masat e qeverisë, ndërhyn inspektorati

news image

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur më 13 mars ka marrë vendim që të mbyllen të gjitha kafeteritë dhe restorantet, në mënyrë që të luftohet përhapja e koronavirusit në vend.

Por, një vendim të tillë nuk po e respektojnë të gjitha bizneset. Gjatë ditës së sotme, vetëm në Prishtinë, vendimi i lartëcekur i qeverisë është “shkelur” nga dy bizenese private, për të cilat Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar.

Anipse qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të konfirmimit të rasteve të reja të infektuara me virusin vdekjeprurës korona, qytetarët në Prishtinë po vazhdojnë të frekuentojnë kafteritë.

Një nga kafeteritë në Prishtinë ka hapur sot lokalin, duke vazhduar punën si të ishte një ditë e zakonshme.

Por, në një fotografi të siguruar nga Gazeta Sinjali, shihet se pranë lokalit në fjalë ka ndërhyrë inspektorati të cilët kanë ndërprerë punën.

Ndryshe, në Kosovë deri tani janë konfimuar 15 raste të infektuara me koronavirus./GazetaSinjali/