image Edhe një i ndaluar për rastin “Karaçeva”

Siguri

Edhe një i ndaluar për rastin “Karaçeva”

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar edhe një person lidhur me rastin “Karaçeva”, shkruan Gazeta Sinjali.

V.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se gjatë vitit 2020 në mënyrë ilegale pati zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në një kazino në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Me vendim të prokurores së rastit, i pandehuri është në ndalim prej 48-orësh.

Në shtator të vitit të shkuar, në Karaçevë ishin arrestuar dhjetëra persona, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë policorë, nën dyshimet për bixhoz të paligjshëm e kontrabandim me mallra. /Gazeta Sinjali/