image Sërish aksident në Veternik, kësaj radhe mes 3 automjeteve

Siguri

Sërish aksident në Veternik, kësaj radhe mes 3 automjeteve

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve që ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në lagjen Veternik të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 18:00 është shkaktuar një aksident trafiku ndërmjet tri automjeteve, ku lëndime kane marr 2 persona”, tha ai.

Policia e Kosovës pas marrjes së informacionit për këtë rast, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet lidhur me shkaqet e këtij aksidenti.

Po ashtu, një aksident tjetër në lagjen Veternik, ka ndodhur sot rreth orës 16:40 mes dy automjeteve, ndërsa janë lënduar tre persona. /Gazeta Sinjali/