image Edhe në Skenderaj Policia mbylli dy lokale që nuk respektuan masat kundër COVID-19

Siguri

Edhe në Skenderaj Policia mbylli dy lokale që nuk respektuan masat kundër COVID-19

news image

Policia e Kosovës ka mbyllur dy lokale mbrëmë në Skenderaj, për mosrespektim të dispozitave shëndetësorë kundër përhapjes së koronavirusit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se lokalet kanë qenë duke punuar jashtë orarit të caktuar nga Qeveria e Kosovës.

“Skenderaj, Mitrovicë 01.08.2020 – 23:22. Njësiti policor gjatë inspektimit ka hasur në një lokal i cili ishte duke punuar jashtë orarit të rregullt sipas vendimit të Qeverisë dhe aty ishin 5 persona duke qëndruar. Lokali është mbyllur dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

“Skenderaj, Mitrovicë 01.08.2020 – 23:22. Njësiti policor gjatë inspektimit ka hasur një lokal/restorant  “Prima” i cili ishte duke punuar jashtë orarit të rregullt sipas vendimit të Qeverisë dhe aty ishin 5 persona duke qëndruar. Lokali është mbyllur dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Policia dhe Inspektorati mbrëmë kanë zhvilluar një aksion në tërë Kosovën me kapacitete të plota për monitorimin e zbatimit të masave kundër COVID-19. /GazetaSinjali/