image Edhe Meda në sherr me policinë, i mbyllet lokali për mosrespektim të masave antiCOVID

Siguri

Edhe Meda në sherr me policinë, i mbyllet lokali për mosrespektim të masave antiCOVID

news image

Policia e Kosovës po vazhdon me aksionet e saj ndaj personave dhe lokaleve që nuk po i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se sonte që nga ora 20:00, zyrtarët policor në bashkëpunim me inspektorët kompetent, kanë shqiptuar gjithsej 231 gjoba dhe janë mbyllur 3 lokale.

“Drejtoria Rajonale e Policisë̈ -Prishtinë përveç̧ përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID.

Sonte që nga ora 20:00 zyrtarët policor në  bashkëpunim me inspektorët kompetent, kanë shqiptuar gjithsej 231 gjoba dhe janë mbyllë 3 lokale”, thuhet në përgjigjen PK-së.

Tani, Gazeta Sinjali mëson se njëri prej lokaleve të lartcekur është edhe ai i këngëtarit të njohur kosovar ‘Meda’.

Lokali i tij me emrin ‘Shisha Bar Shade’, i cili gjendet në qendër të Prishtinës, sonte është dënuar nga Policia e Kosovës dhe inspektorët përkatës.

Burimet e Sinjalit tregojnë po ashtu se në lokalin e tij janë dënuar rreth 100 persona për shkak të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit.

Ndryshe, lokale të ndryshme në tërë vendin po gjobiten nga Policia e Kosovës për shkak të mosrespektimit të ligjit antiCOVID.

/Gazeta Sinjali/