Liverpool ka filluar të ketë interesim për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.
Sipas mediave italiane katër klubet më të mëdha evropiane janë të interesuar për shërbimet e lojtarit, i cili që një kohë është duke u krahasuar me legjendën e Barcelonës, Xavi.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp po dëshiron të forcojë mesfushën pasi që mesfushori, Naby Keita nuk është në formën e pritur.
Klopp do të ketë mundësi ta shoh nga afër Ruizin në ndeshjen kundër Napolit, në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.
Barcelona, Real dhe Bayern gjithashtu kanë shfaqur interesim për ish-lojtarin e Real Betisit.