image Edhe komuna e dytë më e prekur nga koronavirusi merr lajme të mira, asnjë i infektuar sot

Kosovë

Rezultatet/ Edhe komuna e dytë më e prekur nga koronavirusi merr lajme të mira, asnjë i infektuar sot

news image

Nëntë persona të testuar për COVID-19 në Malishevë kanë rezultuar negativë.

Këtë e ka bërë e ditur nga Komuna e Malishevës përmes një statusi në Facebook.

“Nga Komuna e Malishevës, sot janë testuar nëntë persona, shumica prej tyre pacientë në dializë, dhe të gjithë kanë dalë negativ. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes komunikimit zyrtar me Komunën e Malishevës. Ky është një lajm i mirë për Malishevën, pasi situata çdo ditë e më shumë po përmirësohet dhe kjo situatë është në kontroll të plotë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë është: 73 të prekur, 55 të shëruar, 1 i vdekur dhe sipas tyre, në shërim e sipër janë edhe 17 persona. /Gazeta Sinjali/