image Edhe Justin Trudeau në protestë, kryeministri kanadez ulet në gjunjë bashkë me protestuesit

Botë

Edhe Justin Trudeau në protestë, kryeministri kanadez ulet në gjunjë bashkë me protestuesit

news image

Pjesë e protestave mbarë kombëtare kundër racizmit, nisur nga vdekja e George Floyd ishte edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i cili qëndroi i ulur në gjunjë bashkë me protestuesit e tjerë.

Me një maskë të zezë mbrojtëse, për shkak të pandemisë dhe rrethuar nga truprojat e tij, Trudeau u shfaq në protestën përpara parlamentit, me mesazhin kryesor “Jo drejtësi-jo paqe”.

Demonstrata u mbajtën edhe në qytetet e tjerë kanadeze, përfshirë edhe Torotonton ndërsa mijëra vetë marshuan në rrugë në nder të George Floyd, të vrarë 11 ditë më parë nga policia në Minesota.

Kryeministri Trudeau u ul 3 herë në gjunjë, bashkë me protestuesit, një gjest që është përdorur këto ditë për të protestuar kundër brutalitetit policor ndaj komunitetit afro-amerikan.

Ai u largua kur pjesa tjetër e protestuesve nisën të marshojnë përpara ambasadës amerikane, shumë pranë godinës së parlamentit./Gazeta Sinjali/