image Edhe FSK ndër institucionet më të besueshme në Kosovë

Siguri

Edhe FSK ndër institucionet më të besueshme në Kosovë

news image

Pas Policisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni më i besueshëm nga qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dhënat e publikuara sot nga Barometri Kosovar i Sigurisë tregojnë se 44 për qind e të investuarve në këtë hulumtim, nuk kanë aspak besim ose besojnë pak në gjykatat dhe prokuroritë e vendit, kurse Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca janë institucionet që qytetarët kanë më së paku besim.

Shpat Balaj, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë ka treguar se institucionet qëndrore gëzojnë më së paku besimin e qytetarëve.

“Si çdo vit edhe sivjet institucionet e sigurisë dalin që gëzojnë besim të lartë në krahasim me institucionet e drejtësisë dhe ato qendrore. Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni më i besueshëm. 81% e të anketuarve të barometrit kanë besim ose besim të plotë në FSK. FSK përcillet nga Policia e Kosovës ku 62% besojnë në këtë institucion. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës edhe Shërbimi Korrektues gëzojnë besim më të ulët kur krahasohen me këto institucionet e tjera.

Në AKI vetëm 29% e të anketuarve kanë besim ose besim të plotë. Në Doganën e Kosovës 39% dhe 34 përqind në SHKK. Në anën tjetër institucionet e drejtësisë vazhdojnë të mbesin dukshëm më pak të besueshme kur i krahasojmë me institucionet e sigurisë. 44 përqind e të investuarve të barometrit kosovar të sigurisë nuk kanë aspak besim në gjykata ose kanë shumë pak besim në to, ndërsa 39 përqind e të anketuarve e ndajnë këtë mendim edhe për prokurorinë. Në anën tjetër, institucionet qendrore janë institucionet që gëzojnë më së paku besim në këtë edicion të barometrit”, ka thënë Balaj.

Balaj thotë se 70 për qind e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se nuk kanë aspak ose pak besim në Qeverinë e Kosovës, ndërsa 58 për qind në Kuvendin e Kosovës dhe 63 për qind në Presidencën e Kosovës, kurse mbi 52 për qind kanë deklaruar që kanë besim në kryetarët e komunave.

“Qeveria e Kosovës, Presidenca dhe Kuvendi e ndajnë epitetin e institucioneve që janë më pak të besuara në vend, 70 përqind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk kanë aspak besim apo shumë pak besim në Qeverinë e Kosovës, 58 përqind në Kuvendin e Kosovës dhe 63 përqind në Presidencën e Kosovës ndërsa 43 përqind nuk kanë aspak apo kanë shumë pak besim në Agjencinë e Korrupsionit. Në anën tjetër kryetarët e komunave dhe administrata komunale kanë nivele me të larta besimit. Ku 52 përqind e qytetarëve kanë deklaruar që kanë besim në kryetarët e komunave kurse 45 përqind prej tyre kanë besim në administratën komunale”, tregon Balaj.

Balaj tha se lëvizja politike e bërë gjatë pandemisë i ka dëshpëruar qytetarët.

/Gazeta Sinjali/