image E uzurpoi një banesë dhe nuk pranoi ta lironte, arrestohet një person në Obiliq

Siguri

E uzurpoi një banesë dhe nuk pranoi ta lironte, arrestohet një person në Obiliq

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti më datën 23 qershor të këtij viti, ka uzurpuar një banesë dhe nuk ka pranuar që ta lirojë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit.

Ndërsa, me vendim të tij, i dyshuari ndalohet për 48 orë.

“Obiliq 23.06.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti me datën e lartcekur ka uzurpuar një banesë dhe nuk pranon që ta lirojë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit pas intervistimit i dyshuari ndalohet për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/