image E trishtë: Një e mitur sulmohet seksualisht nga një 19-vjeçar në Podujevë

Siguri

E trishtë: Një e mitur sulmohet seksualisht nga një 19-vjeçar në Podujevë

news image

Një vajzë nën moshën 18-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një person të enjten në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa dje Policia njoftoi se një 19-vjeçari i është sekuestruar një armë në fshatin Zakut të Podujevës.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se bëhet fjalë për të njëjtin person.

Policia ka bërë të ditur se ka kryer bastisje dje në shtëpinë e A.Th. ku ka sekuestruar një armë të llojit “Zoraki”, ndërsa siç mëson Sinjali ai e ka sulmuar seksualisht një të mitur më 6 janar rreth orës 18:00.

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot pas pranimit të informatës, se një person i dyshuar posedonte armë zjarri, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërrmarë një operacion bastisjeje në një shtëpi, në fshatin Zakut“, kanë thënë nga Policia për Sinjalin.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

/GazetaSinjali/