image Policia i sekuestron armë një 19-vjeçari në Podujevë

Siguri

Policia i sekuestron armë një 19-vjeçari në Podujevë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë zjarri pas një bastisje të zhvilluar në një shtëpi në fshatin Zakut të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndaj të dyshuarit, A.Th., 19 vjeç, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot pas pranimit të informatës, se një person i dyshuar posedonte armë zjarri, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërrmarë një operacion bastisjeje në një shtëpi, në fshatin Zakut“, kanë thënë nga Policia për Sinjalin.

/GazetaSinjali/