Një vajzë dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person, për 6 orë e gjysmë, në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo u ka thënë hetuesve policorë se këtë tmerr e ka përjetuar nga ora 00:30 e deri në orën 07:00 të mëngjesit të së hënës.
Sipas saj, i dyshuari fillimisht e ka sulmuar fizikisht atë e më pas e ka dhunuar seksualisht.
Policia njofton se asaj i është ofruar trajtim mjekësor.
I dyshuari për këtë rast përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës dhe me vendim të prokurorit, u dërguar në mbajtje.
Hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/