Një vajzë dyshohet se është dhunuar nga një person në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të enjten e 22 korrikut ku viktima ka raportuar se pa dëshirën e saj ishte dhunuar nga i dyshuari.
Deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë person, kurse rasti në polici po hetohet si “Dhunim”.