Një mësimdhënës dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse në komunën e Prizrenit, merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.
F.U (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se nga muaji shtator deri më 29 tetor, e ka ngacmuar seksualisht viktimën gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë, si dhe në rrjetet sociale.
Gazeta Sinjali merr vesh se i dyshuari është shoqëruar në polici dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/