Një grua ka raportuar në stacionin policor të Podujevës se i ka humbur pasaporta e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo, policia ka kuptuar se në fakt ajo ka bërë lajmërim apo kallëzim të rremë, pasi që në të vërtetë nuk i ka humbur pasaporta.
Sipas policisë, kjo pasaportë asaj i ishte konfiskuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë.
Prandaj, policia njofton se ka hapur rast kundër saj, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”./Gazeta Sinjali/