image E rëndë: Vdes punëtori në Klinë, bie nga kati i tretë

Siguri

E rëndë: Vdes punëtori në Klinë, bie nga kati i tretë

news image

Një punëtor ka humbur jetën sot rreth orës 10:23 pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në fshatin Grabanicë të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në vendngjarje ka dalë Policia dhe ekipi i emergjencës, ku edhe është konstatuar vdekja e punëtorit.

/GazetaSinjali/