Një person është arrestuar të enjten rreth orës 23:35 në Kaçanik, pasi që i njëjti dyshohet se më 29 mars ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.
“Në lidhje me rastin me datë 31.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.