Një grua ka raportuar në Polici të mërkurën se dyshohet se persona të panjohur kanë dhunuar vajzën e saj të mitur.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se e mitura është me të meta psikike, raporton Gazeta Sinjali.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dyshohet se persona të panjohur kanë dhunuar vajzën e sajë të mitur e cila është me të meta psiqike”, thuhet në raport.