Një nënë nga Podujeva të mërkurën kishte sulmuar fizikisht djalin e saj, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës kishte konfirmuar lajmin dhe kishte bërë të ditur se viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Podujevës, pastaj në QKUK për trajtim mjekësor.
Kurse, sot gjatë ditës, e njëjta dyshohet se ka përsëritur veprën e saj duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së saj, për çka edhe është arrestuar.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarës është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Me datën 12.03.2021 në ora 14:00, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe më pas ndaluar për 48 orë e dyshuara , pasi që e njëjta dyshohet se sot rreth orës 10:00, e kishte përsëritur veprën”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/