image E rëndë/ 30-vjeçarja në Gjakovë tenton të vetëvritet, burri e dërgon në spital

Siguri

E rëndë/ 30-vjeçarja në Gjakovë tenton të vetëvritet, burri e dërgon në spital

news image

Kohëve të fundit në Kosovë është rritur numri i vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve. E në shumë raste personat që tentojnë t’i japin fund jetës janë të moshave të reja, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një rast i tillë është raportuar sot rreth orës 14:00 në rrugën ‘Dëshmorët e Lirisë’ në komunën e Gjakovës, ku një 30-vjeçare ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke konsumuar sasi të pakontrolluar të barnave.

Ajo u gjet në hapësirat e shtëpisë nga bashkëshorti i saj, i cili posa e pa gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej 30-vjeçarja, e mori dhe me shpejtësi e dërgoi në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se ajo u dërgua në gjendje të rëndë, por me ndihmën e mjekëve gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë provuar që ta intervistojnë 30-vjeçaren pasi gjendja e saj ishte stabile, por që e njëjta nuk ka mundur që të deklarohet për hetuesit.

Ndërsa bashkëshorti i saj ka bërë të ditur se bashkëshortja e tij, nuk ndodhet në këtë gjendje për herë të parë, pasi që ajo edhe herë tjera kishte provuar që t’i japë fund jetës së saj.

/GazetaSinjali/