image E reja që u dërgua në Spitalin e Ferizajt pa shenja jete dyshohet se u vra në një banesë, detaje për të arrestuarin

Siguri

E reja që u dërgua në Spitalin e Ferizajt pa shenja jete dyshohet se u vra në një banesë, detaje për të arrestuarin

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një vajzë që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt, nga dy persona të dyshuar. Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë, ku njofton ashtu siç raportoi Sinjali, se njëri nga të dyshuarit është kapur.

Policia ka njoftuar se viktima është 18-vjeçarja me inicialet M.O.

I dyshuari A.S, i cili është arrestuar bashkë me Dardan Krivaqen dyshohen për vrasje të rëndë.

Ngjarja dyshohet se ndodhi në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj.

I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin  ‘’Hetim mbi vdekjen’’, ka nisur hetimin e rastit që ka ndodhur, sot rreth orës 15:08 , ku një person e gjinisë femër, ishte sjellë pa shenja jete nga dy persona të dyshuar, në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me këtë, hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren , kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata, ku kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.

Pas kësaj, policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar.

Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit , me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare , e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.

/Gazeta Sinjali/