image E quajti grip i lehtë, presidenti i Brazilit preket me koronavirus

Botë

E quajti grip i lehtë, presidenti i Brazilit preket me koronavirus

news image

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është prekur me koronavirus pas testimit të tamponit që i ishte nënshtruar një ditë më parë.

Bolsonaro, ditë më parë kishte shfaqur simptoma, përfshirë dhe temperaturë të lartë dhe për këtë arsye iu nënshtrua testimit.

Theksojmë se Bolsonaro i është nështuar testit për koronavirus për të kartën herë.

Presidenti i Brazilit shpesh herë kishte vënë në dyshim rrezikshmërinë e virusit duke e quajtur atë një “grip të lehtë”.

Ai gjithashtu iu bëri thirrje autoriteteve lokale që të hiqnin masat shtrënguese për të rivënë ekonominë në punë. /Gazeta Sinjali/