Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është prekur me koronavirus pas testimit të tamponit që i ishte nënshtruar një ditë më parë.
Bolsonaro, ditë më parë kishte shfaqur simptoma, përfshirë dhe temperaturë të lartë dhe për këtë arsye iu nënshtrua testimit.
Theksojmë se Bolsonaro i është nështuar testit për koronavirus për të kartën herë.
Presidenti i Brazilit shpesh herë kishte vënë në dyshim rrezikshmërinë e virusit duke e quajtur atë një “grip të lehtë”.
Ai gjithashtu iu bëri thirrje autoriteteve lokale që të hiqnin masat shtrënguese për të rivënë ekonominë në punë. /Gazeta Sinjali/