Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Suhodoll në Mitrovicë, rreth orës 11:35, një person ka raportuar se i është thyer vetura e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, është raportuar se disa persona të panjohur kanë shpërthyer tri goma të veturës së viktimës dhe që vlera e dëmit është rreth 150-170 euro.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se veturën e tij e kishte parkuar në afërsi të një shitoreje, pas një kohe kur ishte kthyer kishte vërejtur se nga persona të panjohur në veturë ishte thyer një xham dhe ishin të shpërthyera tri goma.
Sipas ankuesit vlera e dëmit është rreth 150-170€. Njësitet policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë njoftuar prokurorin kujdestar me urdhër të cilit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.