image E papritur: Banorja e BBV3 dëshiron të lërë lojën

Bota e Yjeve

E papritur: Banorja e BBV3 dëshiron të lërë lojën

news image

Një bisedë e papritur është zhvilluar mes dy banoreve të Big Brother VIP Albania 3. Bëhet fjalë për Ledjonen dhe Eglën.

Mesa duket Ledjona është rënduar emocionalisht për shkak të debateve të fundit me tone të larta në shtëpinë më të famshme në BBV3.

Mbrëmjen e djeshme ajo doli në nominim me tre konkurrente të forta, me Ilnisën, Rozën dhe Sarën. Në një bisedë me Eglën, mëngjesin e sotëm, ajo është shprehur se dëshiron që të lërë lojën.

Ndërkohë që Egla i thotë “po shaj ndonjë”, Ledjona shprehet se “do dalë tamam dhe jo me sharje”.

 “Më kuptoni, ju kam xhan dhe ju dua për atë që jeni dhe nuk kam asnjë lloj interes loje. Thjesht nuk më pëlqen kjo gjëja këtu, kaq. Nuk jam unë kjo siç jam. Dua të dal“.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/GazetaSinjali/