image Linda ia nxjerr ‘sekretet’ produksionit të BBVK, tregon si marrin informacione për familjen në dhomën e rrëfimit

Bota e Yjeve

Linda ia nxjerr ‘sekretet’ produksionit të BBVK, tregon si marrin informacione për familjen në dhomën e rrëfimit

news image

Ish-banorja e BBVK2, Linda Halimi ka shpjeguar më në detaje se çfarë ndodh në një kënd të shtëpisë më të famshme në vend.

Bëhet fjalë për dhomën e rrëfimit, e cila është edhe një prej pjesëve më jotransparente të kësaj loje. Nga aty, produksioni i këtij formati nga e gjithë bota publikon vetëm ato pjesë që dëshiron.

Pavarësisht se thuhet që banorët nuk duhet të marrin asnjë informacion nga jashtë, Linda tregoi se brenda kësaj dhome marrin informacione të përgjithshme për gjendjen shëndetësore të familjarëve të tyre.

“Pjesa më e vështirë ka qenë kur s’kam mundur të kontaktoj asnjë person të familjes. Është dashur vetëm të bazohem në atë që më thonin në dhomë e rrëfimeve. Mirë janë, gjithçka është në rregull dhe nuk ke nevojë të bëhesh merak”, tha ajo për “Ora e Pasdites”.

/GazetaSinjali/