image Zhaklina: S'jam kundër Big Brother, por më vjen keq që ndjeket me kaq fanatizëm

Bota e Yjeve

Zhaklina: S’jam kundër Big Brother, por më vjen keq që ndjeket me kaq fanatizëm

news image

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania 2, Zhaklina Lekatari ka komentuar pak për ecurinë e edicionit të ri të këtij formati në Kosovë si dhe në Shqipëri.

Ajo vlerëson se Big Brother VIP Kosova 2 ka kopjuar strategjitë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania 2, ndërsa BBVA3 ka shkuar një nivel më lartë duke zbuluar strategji të reja.

“Big-u i Kosovës po më duket se ka marr strategjinë që ka ndjekur Big-u i Shqipërisë vjet, dhe Big-u i Shqipërisë ka ndërruar strategji sivjet, sepse do të shihnim dy Big-e me tematika të njëjtë. Unë nuk jam absolutisht kundër programeve të këtij lloji, por më vjen keq fanatizmi me të cilin ndiqen formatet e këtij lloji. Do të doja që të ishin më pak fanatik edhe në ndjekjen e këtyre programeve që si qëllim kryesor kanë argëtimin”, tha ajo për ATV.

/GazetaSinjali/