image E papritur: Olsi Bylyku largohet nga BBVA3

Bota e Yjeve

E papritur: Olsi Bylyku largohet nga BBVA3

news image

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme “Big Brother VIP Albania 3” u eliminuan dy banorë.

I pari ishte Gabriele, i cili shkoi në televotim qysh nga prime i kaluar.

Mirëpo, befasia e natës së mbrëmshme ishte largimi i Olsi Bylykut.

Vëllai i Madh hapi një televotim aktiv vetëm për disa minuta me pyetjen “Kë doni të shpëtoni?” dhe banori më pak i votuar do të largohej që nga ai moment nga shtëpia e Vëllait të Madh.

Më pak i preferuari doli Olsi, i cili u habit dhe vetë në momentin e kumtimit të lajmit.

Shkak për hapjen e televotimit të dytë është thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare.

/GazetaSinjali/