Cristiano Ronaldo po kërkon me ngulm largimin nga Manchester United.
Portugezi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, dhe ka shprehur dëshirën për largim nga klubi.
Megjithatë, jo çdo gjë duket po shkon sipas planit të Cristianos, pasi deri më tani raportohet se askush nuk dëshiron shërbimet e portugezit.
Drejtori sportiv i Bayern, Oliver Kahn publikisht shpjegoi se klubi gjerman nuk është i interesuar në portugezin pasi ai nuk i përshtatet filozofisë së klubit gjerman.
Gjithashtu edhe presidenti i Atletico Madridit ka hedhur poshtë një lëvizje të mundshme të portugezit, e e njëjta thuhet të jetë edhe me Chelsean, pasi nuk i përshtatet stilit të lojës së Tuchel.
Së fundi u spekulua ideja e rikthimit të Cristianos në klubin ku mori hapat e parë si futbollist, Sporting.
Megjithatë, duket se edhe Sporting nuk po dëshiron shërbimet e 37-vjeçarit.
Siç raporton TheAthletic, kryetrajneri i Sporting CP, Ruben Amorim nuk është i emocionuar me idenë e nënshkrimit të Cristiano Ronaldos.
Sipas Athletic, shqetësimi kryesor do të ishte se si Ronaldo do të ndryshonte dinamikën e skuadrës aktuale dhe pagën e tij të lartë.