image S'ia lejuan tubimin "Drejtësi për Kujtimin", aktivisti e padit Policinë e Kosovës

Drejtësi

S’ia lejuan tubimin “Drejtësi për Kujtimin”, aktivisti e padit Policinë e Kosovës

news image

Aktivisti Gazmend Qyqalla e ka paditur Policinë e Kosovës për moslejimin e tubimit me distancë fizike për dorëzimin e peticionit “Drejtësi për Kujtimin”.

Policia e ka ndaluar mbajtjen e tubimit me vendim ku thuhet se “nuk ekzistojnë kushtet në aspektin e sigurisë për lejimin e tubimit sepse tanimë ekzistojnë shkaqet e epidemisë COVID-19”, pa dhënë arsyetim të mëtutjeshëm.

Avokatja e aktivistit Gazmend Qyqalla e ka përgatitur dhe e ka dorëzuar padinë kundër Policisë së Kosovës për “shkeljen e lirisë së tubimit dhe të drejtës në trajtim të barabartë”.

Sipas mbrojtëses së Qyqallës, vendimi i Policisë është i paligjshëm meqë, sipas saj është diskriminues, nuk përmban arsyetim për shkaqet dhe rrethanat që kanë qenë vendimtare gjatë vlerësimit të lajmërimit të tubimit dhe nuk thirret në asnjë bazë ligjore për ta mbështetur kufizimin e lirisë së tubimit.

Më 11 korrik 2019, poshtë shkallëve të një kompleksi banesor në lagjen ‘Xhemail Mustafa’ të Fushës Kosovës, ishte gjetur i vdekur 11-vjeçari Kujtim Veseli.

Ai dyshohet se u dhunua seksualisht dhe pastaj u vra nga një person derisa po kërkonte kanaçe në rrugët e këtij qyteti. /Gazeta Sinjali