Një vajzë e mitur ka pranuar tretman mjekësor, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga babai i saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur shkaku i një mosmarrëveshje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në Podujevë.
Ndërkohë, policia rastin e ka iniciuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmiut”./GazetaSinjali/