Mbrëmë rreth orës 22:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një e mitur ka lindur një foshnje, njofton Gazeta Sinjali.
Sipas hetimeve, dyshohet se e mitura është në bashkësi jashtëmartesore me një person.
E mitura zyrtarëve policorë iu kishte thënë se është martuar para një viti.
Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe rasti është iniciuar si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”.